Nga ulja e lindjeve, ulet numri i nxënësve

Lajme

Nga ulja e lindjeve, ulet numri i nxënësve

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:50

Ulja e numrit të nxënësve në klasat e shkollave, sipas zyrtarëve të vendit, nuk është e lidhur doemos me migrimin.

Edhe pse në Ministrinë e Arsimit thonë se arsyet e sakta do t'i mësojnë më 4 shkurt, kur të marrin raportet nga komunat e vendit, ata besojnë se edhe ulja e numrit të lindjeve në vend, po shkakton pakësimin e nxënësve në shkolla.

Gjatë vitit të kaluar, shkollimin e kanë braktisur rreth 14 mijë fëmijë të Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë të shqetësuar për këtë dukuri, aq më shumë kur kanë krijuar lehtësira në shkollim, duke u shpërndarë edhe libra falas.
Shkaqet e braktisjes së shkollimit, zyrtarët thonë se ende nuk i kanë tërësisht të qarta. Por kjo do të kuptohet më 4 shkurt, kur edhe pritet të ketë statistika konkrete për këtë çështje, nga drejtorët e drejtorive komunale të arsimit në vend.

Azem Guri, Këshilltar Politik në Ministrinë e Arsimit thotë se “... në gjysmë vjetorin e parë që ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, kemi konstatuar se kemi një rënie të numrit të nxënësve prej 14 mijë e 991 nxënës, në përgjithësi në arsimin para universitar, por kjo shifër nuk mund t;iu referohet se ka të bëjë me migrimin, pavarësisht që një numër i caktuar i nxënësve me familjet e tyre kanë migruar me familjet e tyre jashtë vendit. Por rënia e numrit të nxënësve është në trend nëse marrim vitin paraprak, ne kemi 15 mijë e 300 nxënës më pak, që i bie se për dy vite numri i nxënësve është 30 mijë më pak në arsimin parauniversitar...”

Rënien e numrit të nxënësve, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit e ndërlidhin edhe me numrin e ulët të lindjeve në Kosovë, fenomen që është duke u regjistruar viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat