​Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Lajme

​Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:20

Pas disa ditëve me mot të vranët dhe të ftohtë, nesër gjatë ditës parashikohet që të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, me temperatura maksimale deri në 5C.
Sipas Prishtina Weather nga dita e premte do të ketë përkeqësim të motit me të reshura shiu dhe me erëra mesatare dhe të fuqishme, kryesisht nga ana jugore.

Por temperaturat do të ngritën me maksimale 6C-7C, e minimale 0C - 2C. Ditën e shtunë, gjatë ditës sërish priten kthjellime, para se të fillojnë të reshurat gjatë mbrëmjes dhe natën.

Të dielën kohë pas kohe do të ketë reshje të shiu.

Ditën e shtunë dhe të diele, vende-vende do të ketë mundësi edhe për bubullima. Të hënën gjatë mbrëmjes të reshurat e shiut pritet të shndërrohen në borë, dhe temperaturat do të zbresin pak, me minimale nën 0C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat