Edhe qytetarët japin komentet për protestën

Lajme

Edhe qytetarët japin komentet për protestën

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:11

Protesta e së martës nuk i la indiferentë edhe qytetarët, të cilët politikën dhe situatën e ndjekin në televizor.

Tregtarë, këpucëtarë e zejtarë, protestën e shohin si veprim të mirë, por hedhjen e gurëve dhe lëndimet e njerëzve e shohin të panevojshme.

Por për protestën e së martës nuk kanë mendim vetëm politikanët e diplomatët. Për atë çfarë ngjau, edhe qytetarët që preokupim kanë punët në jetën e përditshme, kanë një opinion.
mendim.
Për dëmet që ndodhën, ata shtrëngojnë xhepat e tyre. Ragip Abdullahu, Tregar thotë se. “Nuk është e mirë ajo, nuk është e mirë ajo me thy e me bo asi sene këto protesta u dasht me u bo në fillim kur janë nis bisedimet me Serbinë e jo tash, këto janë të kota tash. Ma të arsyeshme e shoh me dal në protesta po mos mu gjue mes veti...”

E zejtari Hysen Majoll, i thotë se është i zhgënjyer nga ajo që ndodhi. “ leje qeverinë pak le të punon, 45 ditë te shohum cka po punon pak qeveria e mos kqyri ti përmeniher me ju gjujt, pushteti me dhunë nuk mirret e marre është për kryetarin Shpend Ahmetin me dal aty e me thy sheshin që me pare tona u ndërtu, le bre te shohum pak”.

Për atë që ndodhi në protestë, mendim ka edhe një këpucëtar Orhan Jahja. ”Qajo nuk më ka pëlqy hiç boll keq, qajo ska nevojë pse mi thy ato kur na kena me i pagu”.

Edhe zejtarët e tjerë, të cilët nuk folën para kamerës, shprehën dhembjen për policët dhe qytetarët e lënduar, por dënojnë dëmtimet e pronave si private po ashtu edhe publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat