Gjendja e demokracisë më 2014 e zymtë

Lajme

Gjendja e demokracisë më 2014 e zymtë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:29

Organizata Amerikane për të drejtat e njeriut më seli në Washington, Freedom House, ka dhënë një raport preliminar mbi perspektivat në ndërtimin e sistemit ndërkombëtar demokratik.

Raporti nënvizon se idealet demokratike, tani janë më shumë të rrezikuara se në çdo kohë gjatë gjysmë një shekulli të kaluar. Në raportin vjetor Freedom House thekson se taktikat agresive e regjimeve autoritare si dhe rritja e numrit të sulmeve terroriste kanë kontribuar në një gjendje shqetësuese dhe në rënie të lirisë globale gjatë 2014-ës.

“Gjendja e demokracisë më 2014 ishte shumë i zymtë", thuhet në raport ku nga 195 vendet e vlerësuara, 89 (ose 46 përqind) janë ‘të lira’, 55 (ose 28 përqind) pjesërisht të lira,’ dhe 51 (26 përqind) jo të lira.

Kosova, e vlerësuar me zhvillime më të avancuara në krahasim me vitin e kaluar, hynë në radhën e 28 përqindëshit të vendeve të ashtuquajtura ‘pjesërisht të lira.’

Bashkë me Kosovën nga vendet në rajon në këtë gurp janë edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina, ndërkaq fqinjët e tjerë ballkank, Serbia dhe Mali i Zi janë në grupin e vendeve që Freedom House i konsideron ‘të lira.’

Kosova thuhet se ka bërë përparim sidomos në fushën e të drejtave politike e kjo ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme të vlerërsuara të qershorit të vitit të kaluar. Ky raport ende nuk është dhënë në hollësi për çdo karakteristikë vlerësimi që e bënë organizata, por avancimi më i theksuar futja në rrjetin e vendeve me ‘demokraci parlamentare.’ Këtu është vlerësuar me notën 4, që është një përprim nga vendi i 5 i vitit të kaluar. Në një deklaratë të zëvendëspresidentit për kërkime në organizatë, Arch Puddington thuhet se ka pasur ‘përmirësime në pluralizmin politik, në marrëdhëniet partiake dhe përgjegjshmërinë e qeverisë.’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat