Tahiri: Partitë opozitare janë shndërruar në Vetëvendosje

Lajme

Tahiri: Partitë opozitare janë shndërruar në Vetëvendosje

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:50

Këshilltari i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Hashim Thaçit, Abelard Tahiri ka ironizuar me partitë e opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Tahiri ka shkruar se në vend që Vetëvendosje të konvertohej në parti institucionaliste, ajo i ka transformuar edhe partitë e tjera.

“Ndoshta e vetmja gjë pozitive gjatë ngërçit politik ishte fakti që Lëvizja Vetëvendosje doli nga bunkeri dhe mori hapat e para drejt konvertimit në një parti moderne institucionaliste. Mirëpo, tani po get se jo vetëm që Vetëvendosja nuk është transformuar, por na ka marrë në qafë edhe partitë e tjera opozitare të cilat me përfshirjen e tyre në protestën e dhunshme të djeshme dëshmuan se janë konvertuar në Vetëvendosje. Pra, kanë vendosur që mos të ndjekin më rrugën institucionale, por rrugën e rrugaçëve!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat