​Abrashi: Pensionistët të trajtohen me meritë

Lajme

​Abrashi: Pensionistët të trajtohen me meritë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:03

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Arban Abrashi, sot u takua me përfaqësues të Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për një numër të çështjeve të cilat i preokupojnë pensionistët aktualisht.

Në mesin e tyre është kategorizimi i pensioneve kontributdhënëse, pensionet familjare, pensionet invalidore, etj.

Me këtë rast, Ministri Abrashi shfaqi gatishmërinë që t’i trajtojë me seriozitet çështjet e diskutuara në këtë takim në mënyrë që pensionistët të kenë një trajtim më adekuat dhe më meritor në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat