Ministri Skender Hyseni ka thënë se PK-ja ka treguar kulturë të lartë shtetërore

Lajme

Ministri Skender Hyseni ka thënë se PK-ja ka treguar kulturë të lartë shtetërore

Nga: Diana Bunjaku Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:41

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni në konferencën e mbajtur për media, ka kritikuar skenat e shfaqura të dhunës gjatë ditës së djeshme, në mbajtjen e protestës, të cilat ecnin përmes të një slajdi (slide) vetëm me pamjet e dhunës së qytetareve ndaj uniformave blu, duke harrur ti vendosnin edhe pamjet tjera të dhunës, ndaj qytetarëve.

Ai po ashtu në shumicën e pyetjeve të gazetarëve është kundërpërgjigjur me po të njëjtat fjalë, duke thënë se “ nuk është ekspert i sigurisë dhe se nuk mund të jap sqarime të detajuara, për të gjitha skenat e protestës”.
Madje, Ministri Hyseni edhe ka mohuar faktet se ndonjë qytetar mund të jetë i lënduar rëndë nga ana e Policisë së Kosovës.
“ Nëse ju gazetarët, keni fakte që gjoja janë lënduar edhe qytetarët, atëherë mi sillni mua ato fakte dhe drejtorit të PK-së. Sepse unë, nuk jam ekspert i sigurisë që të flasë tani këtu për të gjitha gjërat e ndodhura, në protestë. Ja ku e keni këtu edhe drejtorin e PK-së z. Shpend Maxhunin, ku mund ti drejtoheni atij, e jo mua, është kundërpërgjigjur i mllefosur ministri Hyseni, ndaj gazetarëve, duke thënë se ai ” Papës nuk mundet t’i flas dot për Krishtin”.
Megjithatë sipas tij, e drejta për protestë është ndër të drejtat themelore të qytetarëve, por ajo nuk duhet të shfaqet me pamjet e akteve të dhunës, që janë parë gjatë ditës së djeshme.
“ Organizatorët e protestës, kanë dështuar në organizimin e saj, me ultimatumin që ata i kanë dhënë policisë së Kosovës. Sepse organizatori i protestës së djeshme, nuk e ka marrë mundin që të kërkoj leje nga policia e Kosovës”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se kulmi i parregullsisë në protestën e djeshme, ka ardhur në momentin kur njëri nga organizatorët, i kishte dhënë ultimatum Policisë së Kosovës, që ti tërheqë rrethojat nga vendi.

Kurti : Jabllanovici duhet të shkojë

Albin Kurti lideri i Lëvizjes VV, i ka hedhur poshtë deklaratat e Ministrit Skender Hyseni, i cili gjatë konferencës në fjalimin e tij, kishte thënë se “ Policia e Koosvës, ka treguar kulturë të lartë shtetërorë me protestuesit dhe qytetarët”, për të cilin Kurti tha se, policët kishin përdorur të gjitha mjetet e nevojshëm të dhunës, pa kursyes madje edhe plumbat e gomës.
Sipas tij, plumbat gome, janë të ndaluar të hedhen mbi pjesën e epërme të trupit të qytetarëve, si dhe ka mohuar deklaratat e thëna, se zyrtarët nga Policia e Kosovës, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, kishin kërkuar që të bisedonin me të, rreth protestës.
Ai ka thënë, se të gjitha këto,janë të pavërteta, dhe se PK-ja e kishte pasur për synim, që t’i sulmojë protestuesit, që në fillim me plumba gome, gjë që është e ndaluar me Konventën mbi të Drejtat e Njeriut.
Sipas Kurtit, Kosova nuk mund të ketë një ekonomi pa Trepçën, dhe derisa Jabllonovici të jetë në pushtet.
“ Protestat do të vazhdojnë dhe Jabllanovici duhet të shkojë në shtëpi, sepse një ministër i tillë si Jabllanovici, nuk duhet t’i takojë as Serbisë, se leje më Kosovës”, tha Kurti.
Ai po ashtu ka bërë të ditur, se deri më tani sipas të dhënave që posedon ai, 200 persona janë arrestuar, ku prej tyre shumica janë qytetarë ,e jo protestues.
Kurti po ashtu ka treguar se dhuna e PK-së ndaj protestuesve, ka filluar që nga momenti, kur protestuesit kishin lëvizur barrierat e hekurta që ndanin rrugën drejt Qeverisë së Kosovës.
“ Dhuna ka plasur tek barriera, sepse protestuesit tanë kanë prekur atë për ta larguar , kurse policia ka intervenuar me rrahje shkopinj gome, e foma tjera të dhunës,” ka thënë Kurt.
Edhe Dardan Molliq aktivist i VV, ka thënë se kjo Qeveri e ka popullin në shënjestër. Sipas tij, një protestues i cili ka thyerje të dorës dhe këmbës, po vazhdon të mbahet ende në Burgun e Dubravën, në vend që të dërgohet për shërim në Spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat