Prioritet MSA-ja dhe liberalizimi i vizave

Lajme

Prioritet MSA-ja dhe liberalizimi i vizave

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:38

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka folur për procesin e liberalizimit të vizave, MSA-në, migrimin ilegal dhe dialogun me Serbinë.

Duke folur për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian, Çollaku ka theksuar se në takimin që ka pas me Komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn, BE nuk ka asnjë kërkesë shtesë nga shtetet anëtare.

Sipas tij, dokumente është në procedurë të përkthimit dhe sapo të përfundoj mund të bëhet edhe nënshkrimi.

“Sapo të përfundojë, ne presim nënshkrimin e tij. Ne presim që kjo të ndodh shumë shpejt. Në prill ose Maj, sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë Çollaku në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”.

Në këtë intervistë të gjatë, ministri Çollaku ka folur edhe për procesin e liberalizmit të Vizave.

Ai ka thënë se ky pres tashmë ndodhet në duart e shteteve anëtare të BE-së. “Unë do isha shumë i zhgënjyer, ashtu siç do të ishin qytetarët e Kosovës, nëse liberalizimi i vizave nuk do të ndodh deri në fund të këtij viti”, ka shtuar ai. Sipas Çollakut, të gjithë sytë janë të drejtuar në dhjetor kah Bashkimi Evropian, meqë në atë kohë prezantohen lajmet e mira dhe të këqija për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur për migrimin ilegal, ministri i Integrimeve Evropiane ka thënë se kjo mund të ndalet, duke iu mundësuar qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në zonën Shengen.

“Liberalizimi i vizave mund të ndal në masë të konsiderueshme migrimin ilegal. Nëse ne bëhemi pjesë e zonës Shengen, duhet t’i respektojnë rregullat e tyre. Rritja e numrin të migracionit përbën shqetësim për ne. Ne jemi duke ndërmarr hapa për të parandaluar migrimin ilegal, por kjo nuk është aq e thjeshtë”, ka thënë ai.

Çollaku ka akuzuar Serbinë për mungesë vullneti për të bashkëpunuar në parandalimin e migrimit ilegal, ndryshe prej Kroacisë dhe vendeve tjera të rajonit.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjet lidhur me Trepçën, dukë thënë se ajo i takon Kosovës dhe për të nuk do të ketë dialog me asnjë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat