PD dënon ashpër zhvillimet e dhunshme në protestë

Lajme

PD dënon ashpër zhvillimet e dhunshme në protestë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 14:00

Partia e Drejtësisë, dënon ashpër zhvillimet e dhunshme në protestë, dhe ultimatumet partiake ndaj organeve shtetërore të sigurisë, duke i vlerësuar si tejet të dëmshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, policisë së shtetit, dhe imazhit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Krahas respektimit të plotë të së drejtës për manifestim të bindjeve qytetare, qofshin ato edhe politike, nëpërmjet protestave publike, PD insiston se kjo mund të bëhet vetëm brenda dispozitave ligjore në fuqi.

Për PD-në, është e papranueshme dhuna e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës nga individë pjesëmarrës në protestë.

PD mbështet Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saja për të realizuar objektivat strategjike në një mjedis tejet kompleks, social-ekonomik dhe politik.

Gjitashtu, PD mbështet fuqishëm qëndrimin e Qeverisë që me prioritet të merret me çështje të rëndëisisë strategjike shtetërore si me, ndryshimet kushtetuese, dhe jo me deklarata individuale të politikanëve të papërgjegjshëm sa do të rënda dhe të papranueshme të jenë ato.

PD apelon te subjektet politike opozitare që të përmbahen nga organizimet e ngjashme politike, sepse vlerëson se ekziston shkallë e lartë e rrezikshmërisë për eskalimin e tensioneve dhe konflikteve që mund të rrezikojnë drejtpërsëdrejti interesat shtetërore dhe kombëtare të vendit.

PD është e bindur se çështjet me interes shtetëror duhet të zgjidhen në Kuvendin e Kosovës, si organin më të lartë legjislativ dhe se zgjedhja e rrugës për zgjidhjen e këtyre çështjeve, është e papranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat