Zëvendësministri Selimi priti shefen e Zyrës së Greqisë, Konstantina Athanassiadou

Lajme

Zëvendësministri Selimi priti shefen e Zyrës së Greqisë, Konstantina Athanassiadou

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:52

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot shefen e Zyrës së Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou. Në takimin me diplomaten Athanassiadou është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Zëvendësministri Selimi e ka falënderuar diplomaten greke për përkrahjen që shteti i saj është duke i ofruar Kosovës në procesin e integrimeve evropiane si dhe për bashkëpunimin ndërmjet MPJ-së dhe Zyrës Greke.

Me këtë rast zëvendësministri Selimi ka shtuar se “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është e përkushtuar që të thellohet bashkëpunimi institucional ndërmjet Prishtinës dhe Athinës”.
Nga ana tjetër, diplomatja greke Athanassiadou e ka njoftuar zëvendësministrin Selimi për krijimin e Qeverisë së re të Greqisë si dhe në emër të saj ka shprehur gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat