ISIS sërish me ultimatum, kërcënon me vrasjen e gazetarit japonez dhe pilotit jordanez

Lajme

ISIS sërish me ultimatum, kërcënon me vrasjen e gazetarit japonez dhe pilotit jordanez

Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:45

ISIS kërcënoi sot me vdekje një gazetar japonez dhe një pilot jordanez, deri në lirimin e Sajida al-Rishawi, kamikazja femër e cila është dënuar me vdekje për tentim sulmi terrorist.
Një video e postuar në faqet e grupit militant, tregohet një foto e një pengu japonez, Kenji Goto, i cili mban një fotografi të pilotit jordanez Mu'adh al-Kaseasbeh.

Një zë, që supozohet të jetë i Goto-s, paralajmëron se Jordania po bllokon lirimin e gazetarit, duke mos liruar Sajida al-Rishavvi, një kamikaze e dënuar me vdekje në 2006-n, burri i se cilës ka shperthyer bomben qe vrau 38 jordanez në kryeqytetin Aman. /mesazhi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat