Thyhet lokali “ Libero”

Lajme

Thyhet lokali “ Libero”

Nga: Diana Bunjaku Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:27

Mysafirët e Caffe bar “ Liberos” në mëngjesin e së mërkurës po pinin kafe, nën najlon, në vend të xhamave. Pronari i kësaj kafe megjithatë ishte munduar të improvizojë najlonët në vend të qelqit, në mënyrë që të mos hynte ftohtë nga jashtë. Edhe përkundër faktit se tani xhamat ishin të thyera, megjithatë edhe ata pak klientë të “ Liberos” që po pinin kafet e mëngjesit në lokalin e tyre të preferuar, nuk po iu pengonte një gjë e tillë, dhe nuk po e braktisnin. Ky lokal, gjendet në rrugën “ Tring Ismaili”, pikërisht në vendin ku “ u luftua” për një orë rresht me gurë, mes protestuesve dhe policisë.

Pronari i këtij lokali, i cili nuk deshi të identifikohet tha për “ Bota sot” se nuk dëshiron të gjykojë asnjë palë, as atë të protestuesve, e as të policisë, por bëri të ditur se dëmet që i janë shkaktuar atij, janë të mëdha
“ Lokalit tim, nuk ia janë thyer vetëm xhamat, por edhe gjësendet tjera nga brenda, pikturat nga kjo anë e murit, dhe televizioni flat. Natyrisht, që këto gjësende siç po i shihni edhe ju, nuk kanë pasur çmime të lira, megjithatë unë, nuk kam se kujt ti ankohem”, thotë pronari i këtij lokali./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat