Diksutohet Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike

Lajme

Diksutohet Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:11

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Neglizhimi i Privatësisë: Kontrolli i Përgjimit të Telekomunikimeve në Kosovë”

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë përcjellë nga fillimi hartimin e projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike, dhe kanë dërguar komentet mbi përmbajtjen e tij tek të gjithë akterët relevant.

Projektligji në fjalë do t’i kthehet Qeverisë sipas vendimit të Komisionit për Integrime Evropiane të marrë në mbledhjen e datës 20 Janar 2015, i cili ishte caktuar si komision funksional për këtë projektligj.

Përveç komenteve dhe analizës së projektligjit (draftit të parë dhe të dytë), Instituti GAP ka shkruar edhe një analizë politikash me fokus në kontrollin e përgjimit të telekomunikimeve në Kosovë – çështja e privatësisë.

Punimi në fjalë trajton çështjen e kontrollit të përgjimit në përgjithësi, duke u ndalë në katër elemente: kontrolli gjyqësor, kontrolli i brendshëm, mbikëqyrja parlamentare, dhe kontrolli i mundshëm nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Paneli në tryezë do të përbëhet nga Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Teuta Sahatqija, z. Novitet Neziraj, zyrtar i lartë për legjislacion në Ministrit të Integrimit Evropian, derisa pjesëmarrës për diskutim në konferencë do të jenë përfaqësues të institucioneve relevante për temën, dhe që kanë qenë pjesë e grupit punues për hartimin e projektligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike.

Po ashtu, të ftuara janë edhe organizata të shoqërisë civile dhe mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat