Smaka: Kryeministri Mustafa të mos bëj lëshim për Jabllanoviqin, pavarësisht pasojave politike

Lajme

Smaka: Kryeministri Mustafa të mos bëj lëshim për Jabllanoviqin, pavarësisht pasojave politike

Nga: H.Orana Më: 28 janar 2015 Në ora: 09:28

Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës iu kërkua disa herë ta shkarkoj ministrin për Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq. Kjo madje ju kërkua edhe me protesta të dhunshme, sikurse ato të djeshmet.

Mirëpo as kryeministri Mustafa nuk po mund të merr një vendim të tillë, dhe as vetë Jabllanoviqi që ka ofenduar nënat shqiptare, nuk e ka ndërmend të shkarkohet.

Profesori Riza Smaka, thotë se fyerja publike e një ministri është shumëfish përgjegjësi më e lartë morale e politike se sa e secilit person tjetër. Sipas tij, në këtë rast Jabllanoviqi duhej vet të jepte dorëheqje.

“Fyerja e vetëm një personit është akt penal dhe njëherë moral! Aq me parë kur një funksionar publik sikundër është Jabllanoviq kur ka bërë fyerje publike përgjegjësia morale e politike e tij është e shumëfishtë dhe tepër e lartë. Në rrethana normale Jabllanoviqi do të ishte dashur të jepte dorëheqje të parevokuar menjëherë pas aktit të fyerjes se nënave të fëmijëve të humbur në mënyrat më të tmerrshme e gjithnjë as të gjetur”, vlerëson profesori Smaka për “Bota sot”.

Sipas tij, edhe kryeministri Mustafa duhet të veproj si kryeministër dhe të mos bëj lëshim në këtë rast, pavarësisht pasojave politike.

“Në anën tjetër është përgjegjësi e Isa Mustafës për të vepruar si kryeministër i vendit duke e përfillur shkallën e përgjegjësisë së Jabllanoviqit. Së andejmi kryeministri Mustafa ka bërë lëshim e lëshimi i tij është edhe më i lartë kur nuk e shkarkon Jabllanovicin pavarësisht nga pasojat politike të mundshme”, thekson Smaka./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat