Hyseni : Nuk ka kurrfarë rëndësie deklarata e Jabllanoviqit, nuk kishte leje për demonstratë

Lajme

Hyseni : Nuk ka kurrfarë rëndësie deklarata e Jabllanoviqit, nuk kishte leje për demonstratë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 05:57

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hysenin në emisionin Interaktiv të KTV –së ka folur sot për demonstratat dhe dhunën që përfshiu sot kryeqytetin e Kosovës.

Hyseni konfrontimin e quajti shqetësues për dhunën ndërsa për këtë ai fajësoi demonstruesit e në të njëjtën kohë lavdëroi policinë duke e cilësuara atë profesioniste dhe shumë të aftë.

Ai tha se protesta nuk kishte lejë nga policia dhe përkundër kësaj, tha Hyseni, policia deshi bashkëpunim me protestuesit, por sipas tij, ata nuk e deshën këtë bashkëpunim. Hyseni fajësoi edhe deputetë që morën pjesë ne protestat duke thënë se ata të paktën është dashur ta kishin kërkuar atë leje.

Pamjen e sotme të Prishtinës Hyseni e krahasoi me pamje, siç tha, nga qytete të Lindjes së Mesme.

Lidhur me kërkesën e demonstruesve ai nuk deshi të fliste, por vetëm me siç tha ai, rregullshmërinë e demonstratës, e cila, sipas tij, nuk ka pasur asnjë rregullshmëri.

Hyseni i quajti të tjera pretekstet dhe krejtësisht të ndryshme objektivat e demonstruesve.

Duke folur për deklaratën e Aleksandar Jabllanoviqit rreth nënave të viktimave të Gjakovës, ministri i brendshëm Hyseni tha:
“Është absolutisht e parëndësishme deklarata Jaballanoviqit. Është absurd reagimi në deklaratën e Jabllanoviqit në atë deklaratë. Kosova dhe shtetësia e saj nuk varen as nga Jabllanoviqi dhe as nga të tjerët që kundërshtojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat