Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:14

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë kryesisht i vranët.
Sipas parashikimit të publikuar nga PrishtinaWeather, të enjten do të ketë ngritje temperaturash.

Pas mëngjesit me mundësi për reshje bore, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten do të ketë intervale më të gjata me diell dhe temperaturat maksimale do të ngriten edhe mbi 5C.
Nga dita e premte fillon një fazë shumë dinamike, nga një ciklon i fuqishëm polar që po zbret mbi Europën qëndrore, pritet përkeqësim i motit me të reshura shiu dhe erëra të fuqishme nja ana jugore. Për shkak që vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore temperaturat maksimale do të mbesin të larta nga 6C - 7C, e ato minimale do të sillen nga -2 deri 1C. Nëpër vise malore do të ketë kryesisht të reshura bore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat