Deklarata “bombë” e Putinit: SHBA-të i shkatërroj për 30 minuta

Lajme

Deklarata “bombë” e Putinit: SHBA-të i shkatërroj për 30 minuta

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:09

Një deklaratë “bombë” e vitit 2011 e ish-kryeministrit të atëhershëm të Rusisë, Vladimir Putin është risjellë në vëmendje nga mediat ndërkombëtare.

Presidenti aktual i Rusisë mësohet se, në atë vit deklaroi se nuk do të kandidonte për President në zgjedhjet e marsit të vitit 2012, pavarësisht se nuk ndodhi kështu.

“Business insider” shkruan se ai kishte organizuar një darkë në “New Century”, klubi më i pasur kalorësiak për anëtarët e “Valdai Club”, akademikë dhe gazetarë të njohur nga mbarë bota.

Ai u kishte thënë të ftuarve se “humbja e besimit të publikut rus ndaj qeverisë e kërkonte domosdoshmërish udhëheqjen e tij”.

Putin më vonë e ktheu fokusin e tij nga SHBA-të, duke u drejtuar amerikanëve të pranishëm: "Ju më pyesni mua nëse ne do të ndryshojmë. Topi është në fushën tuaj. A do të ndryshoni ju?".

Duke vijuar fjalimin me mysafirët për arsyet e interesave se pse SHBA-ve u intereson Moska, ai tha: “Rusia është i vetmi vend në botë që mund ta shkatërrojë Amerikën për gjysmë ore ose më pak”./Shekulli Online/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat