Protesta në Prishtinë, Minxhozi: Nuk fitoi asnjë palë, duhet dialog

Lajme

Protesta në Prishtinë, Minxhozi: Nuk fitoi asnjë palë, duhet dialog

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:47

Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi thotë se nga protesta e sotme e opozitës nuk fitoi asnjë palë. Në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report ai tha se dhuna në protestën e sotme e dëmtoi Kosovën. Sipas tij duhet të krijohen ura bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës pasi situate në vend sa po vjen e po përkeqësohet.
“Nga kjo që ndodhi sot asnjë nuk doli i fituar, nuk i shkon përshtat klimës së qetë që ishte në Kosovë. Duhet një bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë pasi dhe tranzicioni politik ka qënë i vështirë dhe i gjatë, prej 6 muaj. Tani politikanët duhet të merren me problemet kryesore të vendit, problemet ekonomike pasi një pjesë e madhe e të rinjve po largohen. Ishte një shfaqje që dhe tek partnerët ndërkombëtarët la një shije të keqe e ndërsa situate vazhdon të jetë e tensioniuar”, deklaroi Minxhozi.
Ambasadori shqiptar në Kosovë thotë se organizatorët e protestës nuk kishin marrë masat e duhura për të mos ndodhur incidente. Minxhozi nuk di të thotë nëse protesta kishte si qëllim shkarkimin e ministrit serb në qeverinë e Kosovës dhe çështjen e Trepçës, apo ishte një protestë e mirëfilltë politike.
“Ishte një miting i paralajmëruar para tre ditësh. Dy kanë qënë kërkesat kryesore, problemi i Trepçës si dhe deklarata e ministrit serb në qeverinë e Kosovës. Në protestën e parë pati pak dhunë. E njëjta situatë po me përmasa të mëdha u shfaq dhe sot. Tani komnetet janë nga më të dryshmet. Jabllanoviç dhe Trepça kanë kanë qënë moto kryesore gjatë 3 javëvë të protestave. Pastaj në këto protesta marrin dhe njërëz që kanë pikëpamje të ndryshme politike. Por di të them se organizatorët nuk kishin marrë masa. Kemi disa policë të plagosur por fatmirësisht nuk kemi viktima”, deklaroi Minxhozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat