LDK në Ferizaj akuzon opozitën se po shfrytëzon situatën

Lajme

LDK në Ferizaj akuzon opozitën se po shfrytëzon situatën

Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:28

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka reaguar të hënën lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Në një komunikatë për medie të kësaj dege thuhet se protesta e së shtunës, e thirrur për të bërë trysni rreth shkarkimit të ministrit Jabllanoviq, degradoi në dhunë e vandalizëm ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe ndaj pronave private të qytetarëve të Prishtinës.

Ky subjekt konsideron se organizatorët e saj, më shumë u përqendruan tek mundësia e rrëzimit të Qeverisë, se sa tek shkasi për të cilin ishte thirrur protesta.

"LDK e Ferizajt konsideron se fyerja që ministri serb Jabllanoviq u bëri nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, tashmë paraqet vetëm shkasin e një vale të re të sulmeve të opozitës dhe qarqeve të tjera politike e klanore ndaj qeverisë së re," thuhet në komunikatën e degës së LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat