Haradinaj: Qytetarët s’do ti ndalin protestat

Lajme

Haradinaj: Qytetarët s’do ti ndalin protestat

Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:07

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se populli nuk do të ndalet së protestuari, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.
Sipas kreut të AAK-së, Policia e Kosovës, nuk mund t’I zhbëjë problemet e krijuara nga Mustafa e Thaçi.
Ja edhe posimi i plotë i Haradinajt në Facebook
POLICIA NUK MUND T'I ZHBËJË PROBLEMET E KRIJUARA NGA MUSTAFA-THAÇI
Sado që Policia e Kosovës ka për detyrë të vihet në mbrojtje të rendit dhe ligjit, ajo nuk mund t'i zhbëjë problemet e akumuluara të koalicionit qeverisës LDK - PDK. Ato duhet të zgjidhen nga ata që na sollën në këtë gjendje.
Populli nuk do të ndalet së protestuari deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të drejta qytetare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat