Gashi: Sot u sulmua shteti, ndërsa policia u angazhua në vendosjen e rendit dhe rregullit

Lajme

Gashi: Sot u sulmua shteti, ndërsa policia u angazhua në vendosjen e rendit dhe rregullit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot dhuna është përdorur si argument politik.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qeveria duhet të sillet me dinjitet përballë situatës së krijuar.
Lexoni postimin e plotë:
Sot u përdor dhuna si argument politik. Ky veprim është i rëndë dhe i dënueshëm. Qeveria duhet të sillet me dinjitet perballë situatës, ndersa organizatorët e protestes duhet të mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës.
Sot u sulmua shteti, ndërsa policia u angazhuan në vendosjen e rendit dhe rregullit.
Policia është e popullit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat