UNMIK-u i shqetësuar me ngjarjet e dhunshme në Prishtinë

Lajme

UNMIK-u i shqetësuar me ngjarjet e dhunshme në Prishtinë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:36

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, përmes një deklarate të lëshuar, e ka shfaqur shqetësimin në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, Brenden Varma, akte të tilla nuk kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtës demokratike për shfaqjen e ankesave legjitime.

Sipas UNMIK-ut, është përgjegjësi e policisë së Kosovës për të garantuar siguri publike dhe për të ndërmarrë masa ndaj personave që abuzojnë me të drejtën e pamohueshme për protestë.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgfjithshëm në Kosovë, Farid Zarif, citohet ta ketë komplimentuar përgjegjen e përmbajtur dhe proporcionale nga ana e policisë së Kosovës.

UNMIK iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë, në mënyrë që të rivendoset qetësia në qytet.

UNMIK ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me akterët në Kosovë për të ndihmuar në qetësimin e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat