Kusari: Protesta, po humb Kosova

Lajme

Kusari: Protesta, po humb Kosova

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:46

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për skenat e krijuara pas protestës së mbajtur sot para qeverisë së Kosovës.

Kusari-Lila thotë se në këtë situatë nuk janë duke humbur ose fituar partitë politike, po humb Kosova në tërë brishtësinë e demokracisë së saj

"E trishtuar nga skenat e sotme në rrugët e Prishtinës. Nga këto skena nuk shoh fitues dhe as hapësirë për ndjenjë komforti të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë situatë nuk janë duke humbur ose fituar partitë politike, po humb Kosova në tërë brishtësinë e demokracisë së saj.
Qeveria të reflektojë seriozisht në pasojat e ditëve në vijim dhe të gjendet zgjidhja për qetësim të situatës aktuale.
Nuk mundet zgjidhja e problemeve të akumulluara të gjendet në rrugë dhe më dhunë. Në të kundërten, problemet do të vijnë dhe të thellohen me dhunën e shprehur.
Kosova ka nevojë për qetësi dhe vendime të cilat japin për zhvillim të shpejtë", ka shkruar Kusari-Lila në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat