Analisti Rashiti: VV, AAK e Nisma fillimisht të shfrytëzojnë 33 votat e tyre

Lajme

Analisti Rashiti: VV, AAK e Nisma fillimisht të shfrytëzojnë 33 votat e tyre

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:51

Analisti politik Naim Rashiti duke komentuar protestat kundër Jabllanoviqit dhe ligjin për Trepçën, fton partitë opozitare që fillimisht të shfrytëzojnë votat e tyre në Parlament.

Ai ka thënë se problemi në Kosovë, është më i thellë se sa, problemet me Jabllanoviqin dhe Trepçën.

Sipas Rashitit, Vetëvendosje, AAK e NISMA duhet fillimisht te shfrytëzojnë 33 votat e tyre ne Parlament para se të dalin në proteste.

“30 deputetë kanë të drejtë të iniciojnë çdo procedurë kushtetuese e ligjore, nëse ata e kanë seriozisht. Deri tani nuk kanë bërë asgjë kjo i bie që më shumë iu pëlqen të protestojnë. Por VV zgjodhi rrugën e saj. Involvimi i saj ne protestë i dëmtoi kërkesat e Nënave, dhe shkaktoi pakënaqësi tek të gjithë, edhe vet qytetarët e Kosovës. Në të ardhmen, VV do të mbledh shumë më pak përkrahës në rrugë”.

“VV po vazhdon të bejë gabimet e njëjta dhe urojmë që lidershipi i ri i saj, e aq më pak kryetari i komunës së Prishtinës të mos bëjë gabimet e të kaluarës”.

Tutje, ai thotë se pavarësisht veprimeve të opozitës, qeveria duhet t’i marrë më seriozisht pakënaqësitë e qytetarëve dhe të ndërmarrë masa serioze për adresimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat