35 policë të lënduar

Lajme

35 policë të lënduar

Nga: Valbona Mazreku Më: 27 janar 2015 Në ora: 15:08

Gjithsej 35 pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar nga gjësendet që po hidhen nga protestuesit.

Drejtori i Qendrës Emergjente dr Basri Lenjani, tha për Bota sot se deri më tash 22 policë kanë kërkuar trajtim mjekësorë.

Por numri i policëve të lëndruar është edhe më i lart, nga pamjet e siguruara nga redaksia jonë.

Sipas policisë të lënduar janë mbi 35 Kështu kuptohet nga vetë policia e Kosovës.

Policët janë duke u trajtuar nëpër mjetet e autoambulancës që gjenden në këto momente në shesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat