A po vjen kryeministri 5-të shqiptar në Ballkan?

Lajme

A po vjen kryeministri 5-të shqiptar në Ballkan?

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:14

“Gara midis Samaras dhe Çipra ishte gara e një vllehu me një shqiptar, ku fitoj shqiptari me ndërgjegje greke”, ka përfunduar Llalla.

Parashikimet për një fitore të së majtës në Greqi zgjoi interes të madh për zgjedhjet e parakohshme në Greqi si në Ballkan ashtu edhe më gjerë në Evropë. Dhe ashtu doli, fitoi e majta, SYRIZA në krye me liderin Aleksi Çipra. Lideri i SYRIZA-s ka origjinë nga babai çam ortodoks, kështu duke u bërë kryeministri i 5-të shqiptarë në Ballkan.

Majtist, komunist dhe ateist, kështu e kanë përshkruar mediet greke 41 vjeçarin Çipra kryeministrin e ardhshëm. Edhe pse është ateist ai do të marr bekimin nga kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimos i Dytë, (emri i tij i vërtetë është Joani Lapi ose Labi), i cili është me origjinë shqiptare edhe ky. Ligji e detyron të marr bekim fetar nga kryepeshkopi ortodoksë i vendit të tij.

Por, si do të jetë politika e jashtme e Greqisë është pyetja që më së shumti ju intereson shqiptarëve nga rajoni, çfarë politike të jashtme greke do të aplikojë kryeministri me prejardhje shqiptare? Historiani dhe publicisti Arben Llalla ekskluzivisht për “Lajm” ka rrëfyer për parashikimet e tija për Qeverinë e re në krye me SYRIZA.

Llalla muaj më parë kishte parashikuar fitoren e Çipra-s dhe SYRIZA-s. Ai madje ka dhënë edhe informata të hollësishme mbi prejardhjen e tij çame. “Disa herë në mediet ekstremiste të djathta greke, Aleksi Çipras e kanë akuzuar se babai i tij ka financuar ish-kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, gjatë viteve 1967-1973, i cili edhe ky kryepeshkop ishte me origjinë shqiptare. Gjatë këtyre viteve Pavlos Çipras ka financuar edhe misionet në Afrikë të kryepeshkopit të sotëm të Shqipërisë Janullatosit. Lind pyetja se çfarë i lidh këta të tre? Ata janë me origjinë shqiptare dhe Çipra dhe Anastas Janullatosi janë nga Çamëria, Arta dhe Preveza. Aleksi Çipra ka marrëdhënie të ngushta edhe me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, Jeronimo Lapi (Labi) i cili është me origjinë shqiptare. Nëna e Aleksit është nga fshati Elefteropoli të Kavallës që deri në vitin 1928 quhet Pravi. Ndërsa Babai i tij, Pavlos Çipra është nga fshati i Artës të Çamërisë. Mbiemri ÇIPRA rrjedh nga fjala shqipe Sipër-Mbi, në dialektin çam. Konstandin Kristoforidhi në fjalorin e tij të gjuhës shqipe botuar në greqisht në Athinë më 1904, në faqe 441 shpjegon se fjala TSIPRA-është fjalë shqipe”, shprehet për “Lajm” Llalla.

Sa për çështjen e çamëve, shtonë më tutje Llalla, pronave të shqiptarëve në Greqi dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai do i lej gjërat ashtu siç janë, të ngrira sepse Aleksi Çipra është vetë me origjinë çame, por që nxit komplekse për tu treguar më grek se grekët.

“As qëndrimi grek drejt çështjes së emrit me Maqedoninë nuk do të ndryshojë, ai do pranojë vetëm emër me prapashtesë gjeografike. Pra, nuk do ketë asnjë ndryshim për këto çështje sepse Greqia ka politikë unike të jashtme”, shprehet për “Lajm” Llalla.

Llalla kujton se, partia që udhëheq Aleksi Çipra, SYRIZA ka qëndrime të buta rreth emigrantëve të huaj në Greqi. SYRIZA, partia që më 2004 kishte rreth 7 deputet, pas 10 vitesh udhëheq Greqinë me rreth 148. Kjo parti që kanë mbërritur deri këtu, anëtarët e saj kanë punuar shumë, por e ndihmuan edhe rrethanat e kohës. SYRIZA, partia që i përket masave të thjeshta popullore dhe jo klaneve politike familjare të trashëguara brez pas breza. Kjo është arma më e fort e kësaj partie.

“Gara midis Samaras dhe Çipra ishte gara e një vllehu me një shqiptar, ku fitoj shqiptari me ndërgjegje greke”, ka përfunduar Llalla.

Çipra është edhe nënkryetar i së majtës Evropiane.

Më herët, mediat kroate kanë npohuar se pas Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, serb Aleksandar Vuçiq, është kryeministri i tretë në vendet ballkanike me gjak shqiptari, duke shkruar se ai është djalë jashtëmartesor i gazetarit Fahri Musliu. Mirëpo një politikan shqiptar me përvojë, i cili insiston të mbetet anonim, pat thënë se se edhe një vend tjetër ballkanik ka kryeministër me gjak shqiptari.

“Hulumtoni pak më thellë dhe do të gjeni se cili është kryeministri i katërt në Ballkan me gjak shqiptari. Nuk shquhet për politikë proshqiptare, mirëpo është e sigurt se ka gjak shqiptari”, thotë ky politikan, duke insistuar në diskrecion të plotë. Ai nuk jep kurrfarë indikacioni se cili mund të jetë kryeministri i katërt shqiptar në Ballkan, e as për vendin ku kryeminsitron. Po cili mund të jetë kryeministri i katërt shqiptarë, që e fsheh shqiptarinë e tij? Shqiptarët janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit, që nga Sllovenia e deri në Turqi. Politikanin në fjalë e pyetëm mos ndoshta shfrytëzon momentin e krijuar dhe aktualitetin e zbulimit të anës “shqiptare” të kryeministrit serb Vuçiq, për të bë sensacion në opinion? Pse athua ky kryeministër e mban të fshehur “identitetin shqiptar”?

“Nuk mund të ju them asgjë më tepër për momentin, por me bindje të plotë ju siguroj se edhe një kryeministër tjetër në Ballkan është me gjak shqiptari. Nuk dua të bëj sensacion sepse nuk kam nevojë”, thotë politikani i njëjtë, duke refuzuar madje të tregojë nëse kryeministri në fjalë ka gjak shqiptari prej nga babai apo nëna. Ai thotë se në rrethin prej nga vjen kryeministri në fjalë, dihet fort mirë se ai është me gjak shqiptari. Poashtu thotë se e din shumë mirë të vërtetën për “shqiptarinë” e kryeministrit të katërt në Ballkan, por se për momentin nuk preferon të nxjerrë detaje, duke e lënë këtë informacion të mbështjellur me vello misteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat