Përfundon protesta, shpërndahen edhe protestuesit më të dhunshëm te PTK-ja (Foto/ Video)

Lajme

Përfundon protesta, shpërndahen edhe protestuesit më të dhunshëm te PTK-ja (Foto/ Video)

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 janar 2015 Në ora: 07:23

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka arritur të largoi edhe protestuesit më të dhunshëm të cilit ishin mbledhur në fillim tek zyrat e AAK-së për të vazhduar më tej te PTK-ja.

Gjatë kësaj kohe Policia ka vazhduar me arrestime të protestueseve. Po ashtu menjëherë pas largimit të protestueseve ka filluar edhe pastrimi i rrugëve të cilat janë të mbushura me përplot gjësende të ndryshme, ku si pasojë ka ardhur edhe tek vështirësimi i qarkullimit të automjeteve. /BS/

Protestuesit janë larguar nga vendi ku gjendeshin deri më tani afër Postës së Madhe në lagjen Ulpiana.
Tashmë ata gjenden tek Rrethi afër hotel “Bacit”.
Njësitë Speciale kanë filluar të hipin nëpër furgonët e tyre por që nuk dihet nëse po kthehen në bazën e tyre, apo do të kthehen në sheshin kryesor të Prishtinës.

* * * * * *
Protestuesit tashmë janë tërhequr në drejtim të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe lagjes Ulpiana.

Protestuesit e dhunshëm janë zhvendosur tek ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishitnës, përderisa në asnjë moment nuk ndalin sulmet mbi policinë. Ata janë duke u përleshur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur edhe plumba gome e gazë lotjellës kundrejt tyre. Janë më shumë se 300 protestues të dhunshëm të cilët po demolojnë objekte dhe po gjuajnë nga ana e policisë.

Ahmet Isufi: Komplet qeveria duhet të jap dorëheqje

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje komplet. Ai ka thënë se mos veprimi i kryeministrit Mustafa tregon se edhe ai është në krahun e ministrit Jabllanovic.

Këto pamje janë tregues i vërtet i gjendjes së një qeverie që është e papërgjegjshme dhe vet faktet e mbrojtëse ndaj Jabllanoviç dhe Ligjit të Trepçës , është treguesi me i mire se kryeministri Mustafa po e qon vendin drejt krize. Mustafa edhe në ta kaluarën ka treguar një qeverisje të dëmshme për vendin, dhe kjo e sotmja tregon se ai është duke e quar vendin drejt shkatërrimit.

Me vet faktin se kemi qeveri të papërgjegjshme dhe nuk po merr masa ndaj një ministri që fyu qytetarët e Kosovës, tregon se kryeministri Mustafa nuk po di të udhëheq dhe është përgjegjës për situatën që po ndodh në vend.

Isufi tha se parti opozitare do të harmonizojnë qëndrimet e vete rreth kërkesës për rrëzimin e qeverisë.

“Solidarizimi i kryeministrit Mustafa me Jabllanoviçin është shenjë se ai nuk po zbaton detyrën që ka dhe ne si opozitë do analizojmë situatën për hapat që do ndërmarrim në të ardhmen, dhe do vendosim nëse do kërkojmë edhe shkarkimin e qeverisë.

Protestuesit e dhunshëm janë zhvendosur tek ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishitnës.

Ata janë duke u përleshur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur edhe plumba gome e gazë locjellës kundrejt tyre.

Janë më shumë se 300 protestues të dhunshëm të cilët po demolojnë objekte dhe po gjuajnë nga ana e policisë.

Pas eskalimit të situatës, si pasojë e vazhdimit të shprehjes së dhunës së disa protestuesve dhe si pasojë e vazhdimit të pandërprerë të hedhjes së mjeteve të forta, gurëve, kubëzave, shkëmbinjve të mëdhenj, koktej molotovi dhe kontejnerëve të ndezur me zjarr të shtyrë në drejtim të zyrtarëve policorë, njësitet relevante policore janë detyruar që në vazhdimësi të intervenojnë, duke përdorur pajisjet e ligjshme policore për të vënë situatën nën kontroll.

Dhuna e shfaqur nga ana e disa protestuesve të pandërgjegjshëm, deri rreth orës 15:30 ka rezultuar me lëndimin e mbi njëzet e dy (22) zyrtarëve policorë, ku prej tyre dy (2) zyrtarë kanë pësuar lëndime më serioze dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.


Policia e Kosovës deri më tani ka shoqëruar mbi njëzet e shtatë (27) protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacione policore, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu në bazë të informacioneve të pranuara nga Qendra Emergjente në Prishtinë, deri në këto momente pesëmbëdhjetë (15) qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës vazhdon në implementimin e planit policor i cili ka për qëllim primar garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë si dhe zbatimin e ligjit, i cili është prioritet i planit të PK-së.


Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje protestuesve që të mos shprehin dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe të mos dëmtojnë hapësirat dhe objektet publike e private.

Përderisa ende po vazhdon përleshja mes policisë e protestuesve, mes tjerash policia ka filluar përdorimin edhe të plumbave të gomës.

Lëvizja Vetëvendosje raporton se Policia e Kosovës ka përdorur plumba gome.

“Është goditur në qafë aktivisti Valon Hoti”, ka njoftuar VV.


(Plumbat e gomës që janë përdorur në protestë)

Rreth 27 protestues në Polici

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, deri më tani, rreth 27 qytetarë janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin e Policisë.

Qeveria dënon dhunën në protesta

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj.

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar. Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private.

Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse.

Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.

Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

“Luftë” ndërmjet policisë dhe protestuesve

Në rrugën Tring Smajli në Prishtinë po zhvillohet momentalisht një aksion I fuqishëm ndërmjet dy palëve, Policisë dhe protestuesve.

Protestuesit po gjuajnë vazhdimisht në drejtim të policisë duke mos kursyer as lokalet përreth dhe veturat e parkuara.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, gjatë protestës së sotme, tashmë është liruar.

“Nuk e di pse më arrestuan, vetëm më ftoi njëri nga Policët, ma dredhoi dorën dhe më quan në stacionin policor. Posa hyra aty, komandanti I stacionit menjëherë më liroi sepse nuk kishin bazë të më mbanin brenda. Unë si kryetar i Prishtinës, kam të drejt që të protëstoj, sepse jam I zgjedhur nga vota ekëtyre qytetarëve”, ka thënë Ahmeti pas lirimit.

Ja emrat e protestuesve të arestuar

Lëvizja Vetëvendosje përmes llogarisë së saj në Facebook ka zbuluar emrat e të arrestuarve nga ana e Policisë së Kosovës.

Mësohet se mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit si dhe tetë aktivistë të tjerë.

“Të arrestuarit e konfirmuar deri më tani janë: Shpend Ahmeti, Ali Krasniqi, Florim Musliu, Avni Ramadani, Salih Zyba, Nol Nushi, Egzon Azemi, Arbër Hamidi, Premton Ibërdemaj, Ismail Gjigoli”, ka konfirmuar lëvizja Vetëvendosje.

Sipas informatave që kemi nga tereni raportohet se Shpend Ahmeti është në mesin e të arrestuarëve.

Policia e Kosovës po vazhdon të zbraz protestuesit nga sheshi të cilët vazhdimisht po afrohen drejtë sheshit.

Policia po hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve, derisa ata po i përgjigjen me mjete të forta, si gur, tulla, e gjithçka që po u qëllon afër.

Turmë e re protestuesish është parë duke u nisur në drejtim të sheshit “Nënë Terezë”, ndërkaq janë shtuar edhe mjetet tjera të Policisë së Kosovës. Policia sulmohet me koktej molotovi.

Gjendja vlerësohet të jetë kaotike, ndërsa raportohet për mbi 20 të lënduar, në mesin e të cilëve ka protestues dhe policisë.


Në mesin e qytetarëve raportohet të jetë edhe Rexhep Selimi..

Dhjetëra të lënduar në QKUK, një polic me lëndime të rënda

Në Qendren Emergjente të QKUK-së, janë dërguar për ndihmë mjekësore dhjetëra protestues, në mesin e tyre edhe policë në gjendje të rëndë.

Sipas gazetares, numri i të lënduarve nuk dihet por ka më tepët të policisë të njësisë speciale nga mjete të forta. Drejtori i Qenres Emergjente, Basri Lenjani, deklaroi se i gjithë stafi është në gatishmëri. Megjithatë në këtë qendër nuk ka më vende, andaj të lënduarit po transferohen në Klinikën e Ortopedisë për trajtim.

Për të parë gjendjen më afër i pranishëm është edhe drejtori i Shërbimit Spitalorë të Kosovës, Curr Gjocaj.

Limaj e Haradinaj braktisin protestuesit

Udhëheqësi i Nisma-së, Fatmir Limaj si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj janë tërhequr nga protesta.
Ata u larguan menjëherë pasi që policia nisi të hedh gaz lotsjellës.

Ndërkohë, gjendja mbetet e tensionuar dhe po vazhdon arrestimi i protestuesve. Këta të fundit po gjuajnë gurë në drejtim të Policisë, e cila për shpërndarjen e tyre përdori gaz lotsjellës dhe një autoblindë uji.

Duat Haradinaj: Policia t’i refuzoj urdhrat e shefave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook se me gjithë pengesat e aparatit shtetëror, protesta e mbajtur sot ishte madhështore.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet të refuzoj urdhërat e padronëve tendencioz, që për qëllim të vetëm kanë ruajtjen e pushtetit.

“Protestat s'do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave legjitime”, ka shkruar ai.

Policia me autoblinda i ka tërhequr protestuesit deri tek sheshi Zahir Pajaziti. Ndërkaq pjesët e tjera të sheshit janë zbrazur nga Policia e Kosovës.

Ndryshe pranë Ministrisë së Kulturës ka filluar një përleshje e madhe në mes protesuesve dhe Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka sjellur edhe automjete të blinduara nga të cilat po hedhin ujë mbi protestuesit.

Policia e Kosovës po përleshet sërish me protestuesit. Situata sërish ka eskaluar. Policia vazhdimisht po hedh gaz lotsjellës mbi protesuesit./BS


Policia bllokon të gjitha hyrjet në shesh

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që të qojnë drejtë sheshit. Ndryshe edhe ndërtesat dhe zyret që gjenden afër sheshit janë mbushur me erën e rëndë të gazit lotsjellës./BS

Protestuesit po i sulmojnë me gurë policinë e Kosovës. Ndërkaq autoambulanca po qëndron pranë protesuesve.

Lëndohet edhe Donika Kadaj Bujupi

Është lënduar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila po ashtu ishte pjesëmarrëse në këtë protestë.

Policia e Kosovës po i shpërndan protestuesit nga të gjitha anët.

Policia po mundohet që ta largoj masën, sapo pati një shtyrje të protestuesve.

Gazi lotsjellës nuk e kurseu as liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili pak qaste më parë arriti me një turmë njerëzish që brohorisnin emrin e tij.

Gjysma e protestuesve të cilët tashmë kishin lëshuar sheshin kur panë Kurtin iu bashkuan sërish masës, sepse ai sikur iu dha motiv atyre që rikthehen edhe përkundër lëndimeve.


Mbi dhjetë persona kanë kërkuar deri më tani ndihmë mjekësore, shumica prej tyre kanë lëndime të rënda në sy për shkak se ishin shumë afër Policisë, kur është hedhur gazi lotsjellës.

Forca të mëdha të Policisë së Kosovës kanë vendosur disa radhë të kordonoeve.


Është edhe një polic i policisë së Kosovës që ka mbetur i lënduar.

Protestuesit sërish po rigumbullohen në shesh. Po ashtu edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po kthehet tek turma e protestuesve.

Përfaqësuesit e VV po kërkojnë nga Qeveria te heq barrikadat derisa policia ka vendosur përsëri barrikadat. Vazhdimisht ka hedhje të gazit lotsjellës.

Ndërsa në drejtim të policisë po hedhen mjete pirrotektinke, një protestues ka pësuar lëndime dhe ka mbetur i shtrirë. Njësite të tjera të Policisë pritet të vendosin kordone të përforcuara.

Protestuesit sërish kanë filluar të përleshen me Policinë, ndërkohë që kjo e fundit po përdorë gazlotësjellës. Numri i forcave policore është i madh, ndërkohë që mësohet edhe për të lënduar

Protesta eskalon. Qytetarët po largohen nga sheshi disa nga protestuesit janë arrestuar.

Fillon përleshja e protesuesve me Policinë

Qytetarët po largohen nga sheshi.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe protesuesit fillojnë të largohen.

Ka filluar përleshja e policisë me protesuesit. Kështu ka eskaluar situata në protestë.
Policia ka shtuar masat e mbrojtjes.

Molliqaj: Policia, t’i heq rrethojat

Derisa po mbahen fjalimet sipas skenarit të Lëvizjes Vetëvendosje një komandant i Policisë po i provokon protestuesit.

“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve. Njëkohësisht i bëjmë thirrje Policisë që t’i largojë barrikadat”, thojnë zyrtarë të kësaj lëvizje.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga policia që t’i heq rrethojat, që i ka vënë para protestuesve.

Ai ka thënë se protestat s’mund të ndalën me dhunë. “Ne nuk jemi egërsira, por jemi qytetarë të Republikës. Qëllimi ynë është për protestë paqësore”, ka thënë Molliqaj.

Donika Kadaj – Bujupi, ka bërë thirrje për protestë të qetë

Ajo ka akuzuar qeverinë dhe policinë që po i ndalon qytetarët që t’i bashkohen protestës.

"Kjo po na kujtohen atë kohën e vjetër kur baballarët tanë ecnin në këmbë me kilometra vetëm për në Trepçë. Kjo nuk do duhej të ndodh pas 15 vitesh”, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi.

Donika Kada-Bujupi ka thënë së AAK-ja do do te jetë bashkë në protesta dhe do te mbrojmë trepçën dhe të mbrojmë kauzen tonë. Ne jemi takuar ketu per tri arsye: E Para që të mbrojmë tepçën, e dyta të mbrojmë dinjitetit, dhe e treat ti themi jashtë frikacakeve dhe tradhtareve te cilet para popullit e zgjodhen Jabllanoviçin.

Protesuesit i kanë dhënë ultimatum Qeverisë prej 15 minutash që t’i largoj rrethojat nga Sheshi Skendërbe.

Qeveria: Protesta organizim politik

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë për Radio Kosovën se protesta është organizim politik dhe nuk ka të bëjë fare me kërkesat që i parashtrojnë.

Ai tha se protesta e sotme do të jetë përgjigja më e mirë për vetë organizatorët e protestës, ngase sipas tij, qytetarët nuk do t’i përgjigjen në numër të madh ngase e kanë kuptuar se është thjesht protestë politike.

Opozita i'u bashkohet protestës, pritet fjalimi i deputetëve

Deputetët e opozitës i janë bashkuar tashmë protestës.

Dalin edhe opozita në protestë

Protestës pritet t’i bashkohen edhe deputetët dhe përfaqesuesit e Vetëvendosjes të cilët do të mbajnë fjalime para protestuesve.

Mijëra protestues tashmë janë mbledhur para qeverisë në sheshin Skenderbeu.

Ata po brohorasin “Isën e japim Trepçën se japim”, “Trepça e jona, Jabllanoviç jashtë”.

Qytetarët po kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviçit.

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh

Tashmë kanë filluar të mblidhen një numër protestuesish në shesh, si dhe pritet që të mbërrijë numër i madh nga qytetet e tjera të Kosovës.
Protestuesit po bëjnë thirrjet e njëjta sikurse edhe në protestën e së shtunës: “Isë, Isë argat i Serbisë”, “Trepça është e jona”, etj.

Autobusët s’i siguroi policia, por Lëvizja Vetëvendosje

Pas raportimit të Vetëvendosjes të pak minutave më parë se Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka siguruar autobusët për qytetarët e Pejës që janë nisur këmbë për në Prishtinë, vjen njoftimi i radhës nga ta që thotë se autobusët për protestuesit e Pejës “nuk janë siguruar nga Policia”.

“Policia e Kosovës nuk i ka siguruar autobusët për protestuesit nga Peja. Autobusët janë kontraktuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në këtë njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje njofton se pas disa kilometrave në këmbë, nga presioni mediatik Policia e Pejës u solli disa autobusë qytetarëve që ishin nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo tregon që vullneti i popullit gjithmonë triumfon.

Arrestohet një aktiviste, konfiskohet kamioneta, bastisen autobusët

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivisten Mimoza Abrazhda në Mitrovicë. Kjo ka ndodhur derisa autobusët me protestues po përgatiteshin niseshin nga Mitrovica, ndërkaq aktivistja Abrazhda po mbante rendin. Policët kanë bërë kontrolle tek protestuesit që pritnin për t'u nisur dhe i kanë bërë shumë pyetje duke e vonuar edhe nisjen e tyre.

Pas pamundësimit të vendosjes së binës në sheshin “Skënderbeu” Policia e Kosovës konfiskon kamionetën në të cilën gjendej zërimi dhe me të cilën u bëhej thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Gjithashtu, Në hyrje të autostradës Prizren Policia ndalon autobusët me qytetarë dhe i bastisur, pastaj i ka nxjerrë jashtë të gjithë ata që qëndronin në këmbë.

Policia barrikadon Qeverinë

Rrethojat e hekurta kanë filluar që të vendosen që në orët e hershme para ndërtesës së Qeverisë.
Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të eskalimit të situatës ka vendosur rrethoja të hekurta.

Poashtu para objektit të Qeverisë është edhe një numër i konsiderueshëm e policëve.

Ndërkaq me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me demonstratën e paparalajmëruar siç parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.

Policia paralajmëron qytetarët se nuk o të tolerohoj shprehjen në çfarëdo forme e akteve të dhunës, sulmeve të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.

Vetëvendosja thotë se 500 qytetarë të Pejës janë nisur në këmbë për në Prishtinë

Me anë të një komunikate për medie, Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve në qytetin e Pejës për të penguar ardhjen e qytetarëve për të protestuar sot në Prishtinë.

Sipas Vetëvendosjes, 500 qytetarë të Komunës së Pejës janë nisur në këmbë për në Prishtinë.

“Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia: Nuk kemi leje nga komuna për të lejuar binën

Policia e Kosovës nuk është duke lejuar vendosjen e binës nga protestuesit, të cilët sot pritet të protestojnë për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe kthimin e Trepçës në ndërmarrje publike.

Një zyrtar policor ka bërë të ditur pë"r "Bota sot" se nuk kanë marr leje nga komuna për vendosjen e binave dhe fjalimet e protestuesve.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka rrethuar Qeverinë e Kosovës.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë me dije se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune gjatë protestës së sotme, e cila sipas policisë nuk është paralajmëruar.

Opozita proteston sot në Prishtinë

Partitë opozitare në Kosovë kanë thirrur për sot protestë për, siç kanë thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

Protesta do të nisë në orën 12:00 në Prishtinë. Ajo vjen pasi kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar ultimatumin e opozitës për të përmbushur kërkesat në fjalë.

Për të njëjtat qëllime është protestuar edhe të shtunën.

Ministri Jabllanoviq i ka quajtuar “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë, edhe pse, ditë më parë, ka kërkuar falje për komentet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat