VV u dërgon SMS qytetareve, i fton në protestë

Lajme

VV u dërgon SMS qytetareve, i fton në protestë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 23:23

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur edhe një metodë për t’i ftuar qytetarët për protestën e nesërme, e cila do të mbahet në orën 12:00 për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe Ligjin për Trepçën.
Vetëvendosje po u dërgon qytetarëve SMS nëpër numra privat të telefonit, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në protestë.

Se sa do të jetë e suksesshme kjo formë e thirrjes, do të tregojë pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat