Agani e Bytyq bisedojnë për mundësinë e bashkëpunimit

Lajme

Agani e Bytyq bisedojnë për mundësinë e bashkëpunimit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 22:08

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, takoi të hënën kryetarin e Komunës së Mamushës me bashkëpunëtorë, Arif Bytyq.

Kryetari Bytyq, së pari falënderoi ministrin Agani për pritjen dhe njëkohësisht i uroi punë të mbarë si ministër i ri në këtë ministri.

Ministri Agani, e njoftoi kryetarin e Mamushës, me punën që është bërë në këtë ministri, por edhe me planet e tij për të ardhmen, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit në mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale.
Me këtë rast, për nder të bashkëpunimit edhe të më hershëm dhe në shenjë falënderimi për punën e bërë, Kryetari Bytyq i ndau mirënjohje ministrit Agani, duke konfirmuar kështu miqësinë dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat