Minatorët kundër protestave për përfitime politike

Lajme

Minatorët kundër protestave për përfitime politike

Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:18

Edhe minatorët e Trepçës janë deklaruar kundër çdo proteste që ka për qëllim përfitime politike.

Drejtori i përgjithshëm i minierës së Trepçës, thotë se të gjitha veprimet që kanë ndodhur rreth Trepçës, kanë qenë në harmonizim të plotë ndërmjet sindikatës dhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje.

Kërkesat decidive të minatorëve të Trepçës, drejtuar Qeverisë së Kosovës, pas grevës disa ditore, kanë filluar të marrin rrjedhën institucionale. Dhe pikërisht për këtë drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, kanë kërkuar nga organizatorët e protestave që Trepça të mos përdoret si pretekst për arritje politike.

Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës ka theksuar për transmetuesit publik se çdo protestë që organizohet dhe që në të flitet për Trepçën, nuk paraqet qëndrimin e minatorëve dhe punëtorëve të kësaj miniere.

Ndërkohë, Drejtori i përgjithshëm i minierës së Trepçës, Ahmet Tmava thotë se të gjitha veprimet që kanë ndodhur rreth Trepçës kanë qenë në harmonizim të plotë ndërmjet sindikatë dhe menaxhmentit të Trepçës, duke përkrahur kështu Sindikatën e Minatorëve.
Këto qëndrime Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, i kanë bërë sot pas mbledhjes së kryesisë së kësaj sindikate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat