Burgim të përjetshëm për ish-ushtarin e UÇK-së, ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

Lajme

Burgim të përjetshëm për ish-ushtarin e UÇK-së, ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:58

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një anëtari të policisë “Alfa”. Almir Drlanjin i dorëzohet autoriteteve maqedonase sot pasdite nga autoritet e Kosovës, pas arrestimit të tij në Ferizaj në 2012.
Alimir Drlnjin nga gjykata maqedonase është i dyshuar për krime të rënda dhe se policia maqedonase e cilëson si një nga kriminelët më të rrezikshëm e vendit.
Më 26 nëntor të vitit 2008, tre shqiptarët nga Shkupi dhe Kumanova, ish-pjesëtarë të UÇK-së ishin të dënuarit me burgim të përjetshëm të cilët u akuzuan për vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa” në Shkup, njofton TetovaSot.
Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë të Kumanovës, Agim Islami (27) nga fshati Rashçe të Shkupit, dhe Almir Drlanjin (31) nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqiri, i akuzuari i katër për dhënien e ndihmës është akuzuar me gjashtë vite burg.
Alimir Drlnjin nga gjykata maqedonase është i dyshuar për krime të rënda dhe policia maqedonase e cilëson si një nga kriminelët më të rrezikshëm të kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat