Paralajmërimi i VV-së për nesër: Digjet Brukseli, digjet Prishtina!

Lajme

Paralajmërimi i VV-së për nesër: Digjet Brukseli, digjet Prishtina!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 18:19

Si duket Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend të marshojë në mënyrë të qetë, për të protestuar për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe ligjin për Trepçën, ashtu siç kishte paralajmëruar.

Zyrtarë të kësaj Lëvizje, i arsyetojnë protestuesit huliganë, të cilët dhunojnë institucionet e shtetit në mbarë botën.

Kështu ka bërë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, i cili ka shpërndarë një link të një nga protestat e përgjakshme të mbajtura vitin e kaluar në Bruksel.

Link i lajmit mban titullin “Digjet Brukseli”.

“Edhe kjo Evropa veç "mbrapshtë" po na mëson”, ka shkruar Erzen Vraniqi teksa ka shpërndarë linkun.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, i ka paralajmëruar protestuesit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, se nesër nuk do të falin asnjë akt vandal gjatë protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat