BE dënon dhunën e të shtunës në qendër të Prishtinës

Lajme

BE dënon dhunën e të shtunës në qendër të Prishtinës

Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:23

Shefi i Zyrës sё Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dënoi aktet e dëmtimit të pronës publike e private, gjatë protestës të së shtunës në qendër të Prishtinës.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Zhbogar tha se aktet e tilla shkojnë në dëm të kauzës për të cilën protestuesit kanë dalë në rrugë.

“Protesta paqёsore ёshtё e drejtё fundamentale dhe e pamohueshme e qytetarёve. Ata qё kryejnё akte tё dhunёs dhe shkatёrrojnё prona jo vetёm qё kryejnё shkelje, por gjithashtu janё abuzues tё kёsaj tё drejte nё dёm tё kauzёs sё tyre dhe tё demokracisё nё Kosovё”, tha Zhbogar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat