Vetëvendosje: Nesër sërish protestë

Lajme

Vetëvendosje: Nesër sërish protestë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:39

Edhe nesër do të mbahet protestë gjithë popullore në Prishtinë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës.

Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për media ka njoftuar se nesër në orën 12 do të ketë sërish protesta, ndërsa lideri i saj, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj proteste.

Ndryshe deputetët e VV-së, në fjalimet e tyre në seancën e Kuvendit ia kanë rikujtuar kryeministrit Isa Mustafa ultimatumin që ata i kanë dhënë të shtunën për shkarkimin e ministrit, Aleksandër Jabllanoviq.

Por kryeministri nuk e ka shkarkuar ministrin Jabllanoviq ndërkohë që në mbledhjen e Qeverisë as që është diskutuar për këtë çështje.

Protestat e së shtunës të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje mblodhën dhjetëra-mijëra qytetarë në Prishtinë por që ato në fund kanë eskaluar ku disa protestues kanë thyer xhamat e ndërtesës së Qeverisë dhe disa të lokaleve afariste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat