Ministri Demolli viziton shqipërinë

Lajme

Ministri Demolli viziton shqipërinë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:41

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, sot, udhëton zyrtarisht për në Tiranë.

Gjithashtu ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe delegacioni i MFSK-së do të kenë takim me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, zonjën Kodheli dhe autoritetet e ministrisë të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjatë vizitës është paraparë edhe qëndrim i shkurtër në repartet e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe një varg takimesh e aktivitetesh të parapara të cilat do ti kontribuojnë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të dy ministrive, dy forcave dhe dy vendeve tona.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit Demolli, në ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, prej që zotëri Demolli është emëruar ministër i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thuhet ne njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat