Kadri Veseli thotë se Jabllanoviqi duhet të largohet nga qeveria

Lajme

Kadri Veseli thotë se Jabllanoviqi duhet të largohet nga qeveria

Nga: Valbona Mazreku Më: 26 janar 2015 Në ora: 13:24

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, indirekt ka thënë se ministri pë Komunitete dhe Kthimit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, pas fyerjeve ndaj viktimave të luftës, do të duhej të largohej nga Qeveria.

Veseli i pyetur nga gazetarët për kërkesën e opozitës për largimin e ministrit Jabllanoviq nga Qeveria, sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se sikur ai personalisht të fyente serbët, nuk do të qëndronte as dy ditë në postin që mban.

“Une e konsideroj se nuk do te isha kryetar i kuvendit as dy dite në qoftse do të bëja fyerje per komunitetin serb,as dy dite nuk do te qendroja ne këtë pozicione qe une jam ”, tha vesleika thënë Veseli, duke lënë të nënkuptohet se Jabllanoviq, duhet të largohet nga Qeveria, pas fyerjeve që u bëri nënave gjakovare të cilat humbën fëmijët e tyre në luftën e fundit në Kosovë.

Veseli ka folur edhe seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, duke bërë të ditur se këtë të enjte nuk do të ketë seancë, pasi nuk kanë marrë agjendë nga qeveria apo komisionet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat