Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë

Lajme

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:45

Me 30 janar, mantelbardhët paralajmërojnë grevë njëditore, në të gjitha komunat e vendit.

Kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmanaj tha se qeveria e tanishme nuk mund të ikë nga premtimet e qeverisë se kaluar lidhur me përmbushjen e zbatimit të Kontratës Kolektive.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka marr vendim se në ditën e premte me 30 janar të këtij muaji, të gjithë punëtoret shëndetësorë në terë territorin e Kosovës, do të hynë në grevë 24-orëshe. Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së QKUK-së, tha se grevës nuk mund t’i bashkohet Qendra Emergjente dhe po ashtu do të punohet në shërbimet bazike dhe në rastet emergjente kirurgjike. Sipas tij obligimet e Kontratës Kolektive duhet të barten nga qeveria e kaluar dhe nuk mund të thuhet se ne do ta pezullojmë Kontratën Kolektive ashtu siç ka deklaruar ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Arban Abrashi.

“Atë ditë nuk punohet në ambulanca,nuk punohet në salla operative përpos rasteve urgjente ape rasteve të nxehta që ne i quajmë. Emergjenca do të punoj, ndërsa të gjitha tjerat do të hynë në grevë 24 orëshe. Kërkesat tona janë që Kontrata Kolektive e Përgjithshme të implementohet në tërësi. Me Kushtetutë të Republikës së Kosovës duhet të barten obligimet prej qeverisë në qeveri”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket pagës shtesë prej 25% ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës se ish kryeministri t Hashim Thaçi, duhet të fillojmë me negociata me qeverinë e re ,tha Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat