KDI: Për gjashtë muaj asamblistët e Suharekës nuk propozuan asgjë

Lajme

KDI: Për gjashtë muaj asamblistët e Suharekës nuk propozuan asgjë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:33

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën korrik-dhjetor 2014.
Gjatë kësaj periudhe, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Alush Shala (PDK) me 18.9 përqind, Leonard Shala nga Vetëvendosje me 17.5 përqind, Nadire Hoxha (AAK) me 8.5 përqind dhe Bajram Tershani me 8 përqind të të vlerësimit të përgjithshëm ndërsa Behare Sopa (PDK) nuk ka treguar asnjë rezultate në të gjitha kategoritë është vlerësuar me 0.0 përqind dhe Albana Ndreca (pavarur) nuk ka nuk ka treguar asnjë rezultat dhe ka munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me - 0.1 përqind të notimit të përgjithshëm.

Në Kuvendin e komunës së Suharekës gjatë periudhës gjashtë mujore asnjë nga anëtarët e Kuvendit të komunës nuk kanë propozuar rregullore për miratim pranë këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat