Fushatë mashtruese për migrimin: “Paguani 30 euro merrni 500”

Lajme

Fushatë mashtruese për migrimin: “Paguani 30 euro merrni 500”

Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:31

Ministria e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner, ka ndërmend që gjatë turneut të ardhshëm të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, të diskutoj me homologun e tij për çështjen e azilkërkuesve, njofton gazeta vjeneze, "Kronen Zeitung".

Nën moton "paguani 30 euro dhe do të merrni 500 euro", kompanitë e autobusëve nga Kosova aktualisht kryejnë një fushatë përmes reklamave për udhëtime në Austri.

Ata ftojnë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë për në Austri dhe të aplikojnë për azil.

Në fakt, nëse një aplikanti që i është mohuar azili, vullnetarisht largohet nga Austria, ka të drejtë të merr një "ndihmë financiare".

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me "reklamën" 500 eurosh, por rreth 50 euro.

Vitin e kaluar, 1901 persona nga Kosova kanë aplikuar për azil, ndërsa këtë vit tashmë ky numër ka arritur në 535.

Kujtojmë se Kosova është në mesin e pesë vendeve me më shumti azil kërkues në shtetin austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat