Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Më: 25 janar 2015 Në ora: 23:52

Në ditët e para të javës, pritet që moti të jetë i ftohtë.
Sipas PrishtinaWeather, ky është parashikimi i motit për gjithë javën.

Ditëve të para të javës mot i ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me mundësi për të reshura të dobëta bore. Të enjten pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell, me mundësi për mjegull në mëngjes në ultësira. Të premten përkeqësim i motit me erëra të fuqishme dhe me të reshura më intenzive të shiut.
Temperaturat do të sillen nga -6 - -3C, ato minimale dhe nga 1C - 3C ato maksimale. Të premten temperaturat pritet të ngriten me maksimale deri në 6C, e minimale prej 1C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat