Lavdrim Muhaxheri ka vdekur, ngatërrohet me terroristin Muhamed Zekiri

Lajme

Lavdrim Muhaxheri ka vdekur, ngatërrohet me terroristin Muhamed Zekiri

Më: 25 janar 2015 Në ora: 21:13

(E plotësuar) - Media shqiptare kanë publikuar një lajm që Lavdrim Muhaxheri, se terroristi kaçanikas i deklaruar i vrarë nga kurdët është i gjallë.
Në profilin e hapur këtë vit (ndoshta edhe pas publikimit të lajmit për vrasje) thuhet “nje mesazhe te fuqishëm per gjithë ata qe thojne kam vdekur gabim e kan perseri elhamdulilah gjith mir jemi prej Allahut Allahu na forcoft ju qafira lehni si qenet-أنا لست ميت على قيد الحياة الحمد لل”, por fotografja nuk është e Lavdrim Muhaxherit.

Në këtë profil, fotografja e personit në të majtë të fotografisë (me rroga të kuqe) është Muhamed Zekir, një terrorist shqiptar nga Maqedonia i cili bashkë me terroristin tjetër maqedonas me kombësi shqiptare, Benjamin Imeri nga Gërçeci besohet se janë këmbyer vitin e kaluar mes ISIS’it dhe Turqisë, ku ISIS’i kishte dhënë 49 shtetas turq të kidnapuar vetëm që ti merrte këta dy terroristë.

Në marsin e vitit 2014 u publikua se Muhamed Zekiri, 18 vjeç nga Ohri dhe Bunjamin Imeri nga fshati Gërçec i Shkupit janë dy autorët e sulmit të vrasjes së tre policëve turq në Anadollin e Jugut. Këtë krim ata e kishin kryer, sipas autoriteteve turke, bashkë me shtetasin e Kosovës, Qëndrim Ramadani.

Autoritet turke ende nuk e kanë konfirmuar këtë këmbim.

Lajmërohet ''Lavdrim Muhaxheri'': Ende jam gjallë!

Derisa po raportohet për vrasjen e Lavdrim Muhaxheri në Siri, kjo gjë po vihet në dyshim. Dikush në emër të tij apo vetë Lavdrimi ka postuar një fotografi në Facebook, ku shkruan se është gjallë.

Megjithatë edhe në fotografinë e postuar vihet në mëdyshje se a është vetë Lavdrim Muhaxheri.

“Një mesazh të fuqishëm për gjithë ata që thonë se kam vdekur, gabim e kanë përsëri elhamdulilah gjithë mirë jemi prej Allahut. Allahu na forcoftë ju qafirë, lehni si qentë”, shkruan në statusin e tij ‘Lavdrim Muhaxhiri’./BS

Lavdrim Muhaxheri është vrarë, thotë gazetarja e “Sunday Times”

Komandanti i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë sot në qytetin Kobane.
Siç ka raportuar gazetarja e njohur e "Sunday Times", Hala Jaber, Abu Abdullah Kosova është vrarë sot.

Muhaxheri njihej me këtë emër ndërkohë që u printe shqiptarëve në Siri.

Gazetarja Jaber, e ka shpërndarë këtë informacion nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, derisa lajmin e ka ilustruar me fjalinë se "është vrarë edhe një luftëtar famkeq i ISIS'it" dhe njëherit, lajmit ia ka bashkuar edhe disa fotografi të Lavdrim Muhaxherit.

Lavdrim Muhaxheri, është i njohur për disa veprime derisa luftonte përkrah terroristëve të ISIS'it. Ai ia kishte hequr kokën një 19 vjeçari irakian, me arsyetimin se "kishte ndihmuar muxhahedinët.

Ishte i njohur gjithashtu edhe për thirrjet e tij ku ftonte njerëzit t'i bashkoheshin luftës së ISIS'it.

Me emrin e tij, janë të lidhura edhe disa figura fetare në Kosovë, mes të cilave edhe Fitim Lladrovci, i akuzuar për terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat