Turqi: Gjykimi i xhihadistit shqiptar fillon më 9 shkurt

Lajme

Turqi: Gjykimi i xhihadistit shqiptar fillon më 9 shkurt

Më: 25 janar 2015 Në ora: 21:07

Qëndrim R. (23) nga Aargau do të gjykohet më 9 shkurt për pjesëmarrje në aktivitetet terroriste në Turqi, raporton “Pesheva jonë”.
Xhihadisti që ishte arrestuar në mars 2014, dyshohet për vrasjen e tre oficerëve turq.
Prokuroria në Stamboll të Turqisë ka bërë publike aktakuzën për Qëndrim R. për të cilin thotë se po përgatiste sulme terroriste pikërisht në këtë qytet.

Aktakuza 58 faqeshe thotë se Qëndrimi kishte kaluar së paku 9 muaj në kampet e ISIS-it.
Qëndrim R. kishte emigruar me familjen e tij në Zvicër (Brugg AG ) në moshën 7 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat