Haradinaj e Limaj nuk e kishin vendin në protestë

Lajme

Haradinaj e Limaj nuk e kishin vendin në protestë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:52

Për analistin Avni Zogiani, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, nuk e kishin vendin në protestën e djeshme në mbrojtje të Trepçës dhe kundër deklaratave fyese të ministrit Jabllanoviç.

"Pet mendimin tim se paku dy kjerez nuk e kane pasur vendin ne protesten e djeshme, pervec tjerash, sepse jane bere milionere nga vjedhja e parase publike, por natyrisht edhe per shume arsye tjera nga ato qe do t'i them ketu:
1. Ramush Haradinaj derisa ka qene ne pushtet ka treguar te njejtin qendrim ne raport me superioritetin e serbeve dhe ai pra po te ishte ne qeveri nuk do ta shkarkonte Jabllanoviqin dhe
2. Fatmir Limaj ashtu sic e ka falur Aeroportin e Prishtines dhe e ka bere kontraten e Autostrades pa asnje kufizim te cmimit, do ta jepte dhe Trepçen per arsye te interesave personale.....", shkruan Zogiani në rrjetin social./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat