6 të vdekur nga një ortek masiv në Alpet e Francës

Lajme

6 të vdekur nga një ortek masiv në Alpet e Francës

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:41

Trupat e katër burrave dhe dy grave, që i përkisnin moshës nga 50 deri në 70 vjeç, u gjetën sot të pajetë në luginën Queyras, në Alpet e Francës.

Personat ishin raportuar të zhdukur dje, pas një rrëshqitjeje masive bore dhe akulli. Pierre Besnard, prefekti i departamentit të Haute-Alpes, tha se "trupat e tre skiatorëve u gjetën gjatë natës duke gëdhirë e diela, ndërsa pjesa tjetër u gjetën këtë mëngjes”.

Të gjithë ishin shtetas francezë, dhe kishin shumë vite që merreshin me ski. Për t’i gjetur ata u vunë në përdorim një helikopter dhe qentë e shpëtimit, të cilët u nisën kur rreziku i ortekut kishte kaluar nga niveli 5 në 3.

Skiatorët u gjetën në një nivel prej 2500 metrash. Por ata humbën kontaktet dhe të afërmit e tyre dhanë alarmin. 17 njerëz kanë vdekur nga ortekët në Francë që nga fillimi i këtij sezoni, dhe numri po shkon gjithnjë e në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat