Mbrëmë u larguan 4 autobusë të stërmbushur me qytetarë

Lajme

Mbrëmë u larguan 4 autobusë të stërmbushur me qytetarë

Nga: H.Orana Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:26

Tashmë nuk është asgjë e jashtëzakonshme për qytetarët që poi kin jashtë Kosovës në kërkim të një jete më të mirë.

Çdo natë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë po ikin autobusët e stërmbushur me qytetarët e dëshpëruar të Kosovës.

Siç tregon një burim i gazetës “Bota sot” vetëm mbrëmë janë nisur 4 autobusë me plotë qytetarë ku shumë nga ta qëndronin edhe në këmbë vetëm të largohen nga Kosova.

Ai thotë se çdo natë thuajse ikin po aq qytetarë dhe askush nuk po ndërmerr asgjë.

Sipas disa informacioneve nga qytetarët që po duan t’ia mësyejnë Evropës, deri më 1 shkurt do të lejohet ikja në këtë mënyrë, ndërsa pas kësaj date nuk do të jetë e mundur.

Mirëpo deri tek një shkurti ka mbetur edhe plotë një javë, gjatë së cilës me qindra qytetarë mund të largohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat