Shënohet Java e Privatësisë në Kosovë

Lajme

Shënohet Java e Privatësisë në Kosovë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:25

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me një numër të madh të partnerëve, ka filluar një numër aktivitetesh për të shënuar Javën e Privatësisë në Kosovë.

Pjesë a aktiviteteve javore janë 3 ngjarje.

•Më 26 janar, ne sallen ANDROMEDA te Hotelit SIRIUS, Agjencia organizon tryezë për mediumet dhe shoqërinë civile për të diskutuar balancimin në mes të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtës për informim.

•Më 27 janar, ne sallen BETOVEN te Hotelit EMERALD do të hapet konferenca ndërkombëtare me temën “Privatësia në Epokën Dixhitale” ku afër 20 folës ndërkombëtarë dhe vendorë do të flasin për një numër temash të ndërlidhura më mbrojtjen e të dhënave personale në kontekst të përdorimit të internetit.

•Më 28 janar, sallen BETOVEN te Hotelit EMERALD, organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë, ku përsëri do të mbahen një seri prezantimesh, me ç’rast do të shpërblehen të rinj të shkollave të mesme për aktivitetet e tyre të zhvilluara gjatë muajve të fundit rreth promovimit të mbrojtjes së të dhënave.

Organizimi i Javës së Privatësisë shënon edhe përfundimin e fushatës 3 mujore vetëdijesuese që ka zhvilluar Agjencia, e mbështetur nga partnerët e saj vendorë e ndërkombëtarë. Gjatë kësaj kohe, Agjencia ka bërë prezantime për të rinj në shkolla të shumta të mesme në rreth 20 komuna të Kosovës, ka lëshuar materiale promovuese në televizion e radio publike dhe private, ka bërë promovime intensive në internet e sidomos në mediumet sociale, si dhe ka bashkëpunuar afër me mediumet për të informuar publikun për të drejtat e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale.

Z. Mentor Hoxhaj, mbikëqyrës në Agjenci dhe njëkohësisht udhëheqës i fushatës, ka cekur se aktivitetet e vetëdijesimit janë shumë të rëndësishme për qytetarët në kohën kur mundësia për keqpërdorim të të dhënave është në rritje. Mes tjerash, z. Hoxhaj theksoi se është shumë e rëndësishme për Agjencinë që qytetarët të jenë të informuar për ligjet në Kosovë që i mbrojnë të dhënat e tyre personale, ashtu që nëse keqpërdorimi ndodhë, të informojnë Agjencinë për këto raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat