Nacionalisti nga Çamëria që po shkatron dy partitë e vjetra greke

Lajme

Nacionalisti nga Çamëria që po shkatron dy partitë e vjetra greke

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:13

Kryetari i opozitës së majtës radikale greke Aleks Çipra i cili ka shanse të fitoj zgjedhjet që do të mbahen në Greqi më 25 Janar 2015, është me origjinë nga babai çam ortodoks. Çipra është edhe nënkryetar i të majtës Evropiane.

Disa herë në mediat ekstremiste të djathta greke, Aleksi Çipran e kanë akuzuar se babai i tij ka financuar ish-kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçoni, gjatë viteve 1967-1973, i cili edhe ky kryepeshkop ishte me origjinë shqiptare. Gjatë këtyre viteve Pavlo Çipra ka financuar edhe misionet në Afrikë të kryepeshkopit të sotëm të Shqipërisë Janullatosit. Lind pyetja se çfarë i lidh këta të tre? Ata janë me origjinë shqiptare dhe Çipra dhe Anastas Janullatosi janë nga Çamëria, Arta dhe Preveza. Aleks Çipra ka marrëdhënie të ngushta edhe me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, Jeronimo Lapi (Labi) i cili është me origjinë shqiptare.

Nëna e Aleksit është nga fshati Elefteropoli i Kavallës që deri në vitin 1928 quhet Pravi. Ndërsa babai i tij, Pavlo Çipra është nga qyteti i Artës në Çamëri.

Mbiemri ÇIPRA rrjedh nga fjala shqipe Sipër-Mbi, në dialektin çam. Konstandin Kristoforidhi në fjalorin e tij të gjuhës shqipe botuar në greqisht në Athinë më 1904, në faqe 441 shpjegon se fjala TSIPRA-është fjalë shqipe./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat