Thaçi: Kosova ka respekt për shtëpinë Sahud

Lajme

Thaçi: Kosova ka respekt për shtëpinë Sahud

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:19

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po merr pjesë në ceremoninë e ngushëllimeve për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite Abdullah.

Me këtë rast Thaçi, shkruan në facebook se ka bërë nderime në emër të popullit të Kosovës dhe i ka shpreh ngushëllimet mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Shkrimi i plotë i ministrit Hashim Thaçi

Dje në Arabinë Saudite filluan ceremonitë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah. Liderë botërorë ishin në Rijad, ku isha prezent edhe unë në emër të popullit të Kosovës për ta nderuar mbretin e ndjerë Abdullah. I shpreha Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud ngushëllimet më të sinqerta të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe. Mbreti i ndjerë Abdullah morri vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Kosova në veçanti por edhe bota më e gjerë shqiptare ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona. HTH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat