Si po vdes ëndrra Evropiane shtet pas shteti

Lajme

Si po vdes ëndrra Evropiane shtet pas shteti

Më: 24 janar 2015 Në ora: 21:19

Evropa po pushtohet një e nga një refuzimi popullor për të votuar apo revolta kundër partive tradicionale.

Në vitin 2007, shumica e evropianëve (52%) besonin tek Be. Tashmë, besimi është ulur në 35%.

Euroskeptikët në Britani shihen si kërcënimi më i madh për të ardhmen e BE-së.

Por, tashmë edhe vende të tjera përbëjnë dhe kërcënim më të madh

Në Greqi, partia e ekstremit të majtë, Syriza pritet të fitojë zgjedhjet këtë fundjavë. Kjo do të thotë rrëzim të politikave të eurozonë.

Shumë besojnë se kjo është një revolt e popullit grek kundër humbjes së pavarësisë së tyre ekonomike për shkak të diktatit nga Brukseli apo Frankfurti.

Në Francë, Itali dhe Spanjë votuesit po braktisin partitë tradicionale që njihen si mbështetëse të institucioneve të BE-së.

Në Britani, Holandë, Suedi dhe Danimarkë emigracioni është bërë një çështje delikate dhe qytetarët akuzojnë institucionet se nuk përfaqësojnë mendimin e tyre.

Edhe në Gjermani ka nisur thyerja e partive tradicionale.

Shtetet e BE-së do të kenë mundësi të shprehin revoltën në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Greqi, Britani, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Poloni, Portugali dhe Spanjë. Gjithashtu zgjedhje të parakohshme priten dhe në Itali.

Kjo mund të jetë një thirrje e parakohshme e vdekjes së unitetit Evropian. Por, shprehja profetike e Winston Churchill “Shtetet e Bashkuara të Evropës” kurë nuk ka marrë një goditje më të rëndë se kjo./shekulli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat