U arrestuan 22 protestues të dhunshëm

Lajme

U arrestuan 22 protestues të dhunshëm

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:23

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka thënë se si pasojë e sjelljeve të dhunshme të një grupi të protestuesve, janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë, disa prej tyre që kanë qenë brenda në lokale, lëndime këto të pësuara po ashtu nga gjuajtja e gurëve nga ana e protestuesve të dhunshëm.

“Njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nën kontroll, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore”, thuhet në këtë njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat